Robert Lewandowski është fitues i Kupës së Artë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i Bayern Munich e mbylli sezonin me 15 gola dhe me trofeun e Champions League, më shumë se kushdo tjetër.
Ai i la pas Haalandin me 10 gola dhe Gnabryn me 9 gola.
Kjo është hera e parë që një lojtar e fiton ‘Këpucën e Artë’ të Championsit që nga viti 2006, kur Kaka e kishte fituar me Milanin.
Nga atëherë dhe deri sot, gjithmonë kishin triumfuar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Ronaldo është shpallur shtatë herë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, kurse Messi gjashtë herë.