Robert Lewandowski ka arritur të fitojë çmimin si lojtari i viti nga FIFA, duke mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Sulmuesi polak ka qenë i jashtëzakonshëm te Bayern Munichu në edicion e kaluar, duke fituar tripletën, e që kjo i solli mjaftë suksese.
Në lidhje me mposhtjen e Ronaldos dhe Messit, Lewandowski ka thënë se që të dy duhet të shijojnë nivelin e tij, pasi kaafro dy dekada që kanë fituar çdo çmim individual.
“Messi dhe Ronaldo kanë qenë në të njëjtën tavolinë për një kohë të gjatë dhe ata tani mund të ulen edhe në të timen”, ka thënë polaku.
“Andaj për t’iu përgjigjur pyetjes se a jam nivel i tyre, unë mendoj se jam aty dhe për këtë flasin sukseset e mija”.
“Nëse i shikoni numrat që kam arritur në edicion e kaluar, atëherë them se nuk gabohem që e deklarojë këtë”, ka shtuar më tej Lewandowski.