Bayerni ka konfirmuar se s’do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të saj, Robert Lewandowski, në katër javët e ardhshme.
Kjo për shkak të një lëndimi që polaku ka pësuar mbrëmë në fitoren prej 3 me 0 ndaj Chelseat në udhëtim.
“Robert Lewandowski do të mungojë për katër javë pas lëndimit të gjurit mbrëmë kundër Chelseat”, thuhet në konfirmimin e Bayernit.
Polaku mbrëmë ishte i pandalshëm duke shënuar një herë dhe duke bërë dy asistime.