Robert Lewandowski ka regjistruar rekord të ri në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi polak i realizoi tre gola për Bayern Munichun në fitoren e thellë, 7:1 ndaj Salzburgut.
Gjiganti bavarez i hyri lojës së kthimit të së tetës së finales pas barazimit 1:1 në lojën e parë në Austri.
Por, falë Lewas, gjithçka ishte e lehtë në “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi polak realizoi në minutën e 12-të nga penalltia.
Dhe, nëntë minuta më vonë ai e gjeti përsëri golin para se ta kompletonte hat-trickun pas 120 sekondash.
Në total, Lewandowski shënoi tri herë brenda vetëm 23 minutash lojë duke e shkruar historinë në Ligën e Kampionëve.
Më saktësisht, ai shënoi në harkun e 11 minutave, në atë të 12-të, 21-të e 23-të.
Me këtë rast, ai e theu rekordin e Marco Simones për tregolëshin më të shpejt në këtë kompeticion.
Futbollisti më i mirë në botë i shpallur nga FIFA nuk e ka ndërmend të ndalet.
Golat tjerë për Bayernin i shënuan: Thomas Muller dy herë, Sergi Gnabry dhe Leroy Sane.