Robert Lewandowski ka thënë se ai e meritonte të fitonte Topin e Artë në këtë vit për shkak të formës që ka treguar.
Çmimi prestigjioz nuk do të jepet në këtë vit, shkaku i pandemisë me COVID-19 që ndërpreu futbollin nga mesi i muajit mars.
Futbolli rifilloi në muajin maj, pikërisht me Bundelsigën, mirëpo nikoqiri France Football vendosi që Topi i Artë mos të jepej në këtë vit.
Sulmuesi polak arriti që këtë vit të përfundonte si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, Bundesliga, DFB Pokal, duke qenë pjesë e rëndësishme e tripletës së Bayern Munichut.
Lewandowski është pyetur se kujt do ia ndante Topin e Artë në këtë vit, po të ishte ndarë.
“Vetes time! Kemi fituar gjithçka që ishte për t’u fituar dhe unë isha golashënuesit më i mirë në të gjitha garat”, ka thënë polaku.
“Çdo lojtar që do të ishte në vendin tim, do e fitonte, mirëpo që fati ishte ky dhe Topi i Artë nuk do të jepet në këtë vit”, ka shtuar më tej ai.