Robert Lewandowski pritet ta vazhdojë marrëveshjen me Bayern Munich, pas lajmeve se do të largohej nga klubi në verën e ardhshme.
Duket se Robert Lewandowski ka vendosur përfundimisht t’i përkushtohet gjigantit gjerman Bayern Munich, duke e vazhduar qëndrimin në Allianz Arena.
Kohëve të fundit është përfolur se sulmuesi polak do të largohej nga Bayerni, me të cilin e ka fituar çdo trofe të madh vendorë – plus Ligën e Kampionëve.
Por pasi largimi gjatë kësaj vere i dështoi, duket se ai e ka ndryshuar mendjen dhe dëshiron të qëndrojë duke nënshkruar marrëveshje të re.
Marrëveshja e tanishme mes 33-vjeçarit dhe Bayernit skadon në verën e vitit 2023.