Lewis Hamilton u desh të mundohej goxha shumë për ta mposhtur Valtteri Bottas dhe Max Verstappen e për të arritur në fund një fitore brilante në Grand-Prixin e Portugalisë.
Shtatë herë kampioni i Botës në fillim të garës mbeti në vendin e tretë, pasi Verstappen i Red Bullit e kaloi atë.
Por, katër xhiro më vonë, Hamiltoni e kaloi Verstappenin dhe i priu garës për të triumfuar në fund.
Kjo fitore i jep Hamiltonit tetë pikë avantazh më shumë se vendi i dytë në krye të renditjes së kampionatit. Vendin e dytë e zë Verstappen.