Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se Lezha dhe Shëngjini janë të gatshme dhe me shumë ndryshime për të pritur turistët në këtë sezon.
Ndreu në Sytë 7 foli për ndryshimet e mëdha që janë duke u bërë në Shëngjin këto ditë, njofton Klan Kosova
“Është duke u bërë gati është në hapat e fundit, përshkak të pandemisë ka pasur disa vonesa por po bëjmë një punë intenzive për ta kuruar sa të jetë e mundur situatën dhe për të krijuar një ambient komplet ndryshe nga ajo çka kanë evidentu me shumë të drejtë dhe me shumë kritika shumë pushues shqiptarë nga Kosovë”.
“Lezha ka pothuajse 2 muaj që ka zero raste kishte një fluks prej 14 rasteve por u izoluan shumë shpejt dhe u bë një punë e mirë, kuptohet se në pikëpamjet e bashkisë dhe bizneseve në tërësi ka pasur ato turbulencat e veta dhe ne duhet t’i pranojmë, ne na ka dëmtuar më shumë pasi që e kemi turizmin dhe kemi mendu që disa punë me procedura të shpejta tani do duhej t’i kishim bë me kohë – por izolimi dhe ndalja e aktiviteteve jetësore ka qenë në shumë fanatike se ndryshe s’kishim si e menaxhonim”.
“Situata është e mirë dhe jemi duke u bë gati për plazh, sidomos zona e Shëngjinit është shumë atraktive dhe jemi duke punu për ndërtimin e një shëtitore të re në zonën e Kunës dhe shumë shpejt do të mbyllet, kemi rregulluar komplet hyrjen e Shëngjinit duke I dhënë një pamje krejt tjetër më të përshtatshme se ajo pamja e mjerueshme që ka qenë”.
“Menaxhimi i mbetjeve është një histori që do të ndryshojë në mënyrë radikale këtë sezon nuk e mendojë se do të kemi më mbledhje të mbeturinash vend e pavend në Shëngjin, janë eliminuar pothuajse të gjitha”, deklaroi Ndreu