Dy vatra të mëdha zjarri kanë shpërthyer në pyjet e njësisë administrative Ungrej në Lezhë. Flakët janë konstatuar në orët e pasdites në fshatin Zimaj dhe Kashnjet. Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar, pasi ne vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa. Punonjësit e agjencisë së shërbimit pyjor ndodhen në terren dhe […]
Lezhë, konstatohen dy vatra të mëdha zjarri në pyje

Dy vatra të mëdha zjarri kanë shpërthyer në pyjet e njësisë administrative Ungrej në Lezhë.
Flakët janë konstatuar në orët e pasdites në fshatin Zimaj dhe Kashnjet.
Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar, pasi ne vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa.
Punonjësit e agjencisë së shërbimit pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhynë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve,.
Po ata kanë hasur shumë vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të thyer malor.


















