Gjykuar nga informacionet e shumta që kanë rrjedhur, si dhe njoftimet dhe teaserët e kompanisë, LG planifikon ta prezantojë G8 ThinQ (në foto) dhe V50 ThinQ gjatë MWC-së së ardhshme në Barcelonë. Edhe pse nga disa kompani, përfshirë edhe rivalin koreano-jugor Samsungun, pritet telefoni i palosshëm/fleksibil, LG beson se është ende herët që kompania ta prezantojë telefonin e vet të palosshëm, përcjell PhoneArena.
Sipas njoftimeve, kompania ka vendosur të mos prodhojë masivisht smartphone të palosshëm (për të cilin e dinim për ca kohë se është në qarkullim), pasi që e mori parasysh këtë mundësi.
Praktikisht, LG nuk beson se në këtë moment ekziston ndonjë kërkesë e madhe për pajisje mobile të palosshme (si Galaxy Fold ose telefoni i palosshëm Xiaomi), por nëse reagimet ndaj modeleve të hershme të rivalëve janë pozitive, LG e ka një përgjigje të gatshme. Me fjalë të tjera, LG do të mund ta paraqesë telefonin e vet të palosshëm, por vendosi të mos e bëjë këtë menjëherë për shkak të profitibilitetit dhe trendëve të tregut.
LG pret që divizioni mobil i kompanisë të ringjallet përmes teknologjisë 5G. Kompania beson se mund ta ofrojë telefonin 5G i cili do të ofrojë cilësi më të lartë në krahasim me konkurrencën, me të cilin mund të jetë lider në treg.