Televizorët OLED 8K po bëhen realitet zyrtarisht këtë javë, kur LG fillon livrimin e TV pajisjes më të avancuar deri më tani. LG 88Z9 është panel OLED 88-inçësh, me rezolucion Ultra HD 8K (7680 x 4320 pixelë). Paneli OLED është më i madhi që ka livruar LG ndonjëherë në televizor, përcjell The Verge.
Natyrisht, tani për tani nuk ka shumë përmbajtje 8K dhe me gjasë kjo nuk do të ndryshojë në një të ardhme të afërt. LG këtë problem e mbulon ashtu që do të mbështetet në gjeneratën e vet të dytë të procesorëve 8K Alpha 9 të cilët shfrytëzojnë algoritmet deep learning, për të ndihmuar në përshkallëzimin e fotografisë në rezolucion më të lartë. LG thekson edhe që ky TV shfrytëzon “të mësuar e thellë” për të gjeneruar zërin virtual surround 5.1, me përkrahje për Dolby Atmos.
LG ka theksuar që shitja e të parit TV OLED 8K do të fillojë në Korenë Jugore, me çmim prej 50 milionë wonësh (rreth 42,000 dollarë). Ky televizor në tregun e Evropës dhe SHBA-së do të vijë gjatë tremujorit të tretë.