LG mund të kthehet në tregun e tabletëve me G Pad 5

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Kompania e Koresë së Jugut ka munguar në treg për më shumë se dy vjet, por informacione të reja sugjerojnë që LG G Pad 5 (modeli LM-T600 dhe kodifikuar TF10) është në ardhje.

Modeli LM-T600L (ose LMT600L) kohët e fundit ka marrë certifikimin e radios në Korenë e Jugut.

Disa detaje të tjera janë shfaqur, si kapacitetet e ndryshme të baterisë: 6600mAh dhe 8200mAh. Mund të ketë po ashtu disa variante tabletësh në përgatitje, por këto janë vetëm spekulime për momentin.

G Pad 5 është certifikuar nga shërbimi Google Play, i cili zbulon specifikime të tjera.

Ka një ekran 10.1 inç 1920 x 1200p (16:10) dhe sistem operativ Android 9.0 Pie OS.

Tableti mbështet LTE, ka një sensor gjurmësh gishtërinjsh dhe i mungon mbështetja NFC. Do të ketë çip Snapdragon 821, 4 GB RAM dhe 32 GB për ruajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme