Janë shfaqur thashetheme të pazakonshme që LG mund të kthehet në tregun e tabletëve. Kompania e Koresë së Jugut ka munguar nga ky treg për më shumë se dy vjet, por informacionet e reja sugjerojnë se po përgatitet LG G Pad 5 (modeli LM-T600 dhe emri i koduar TF10), raporton GSMArena.
Modeli LM-T600L (ose LMT600L) kohët e fundit në Korenë e Jugut e ka marrë certifikimin e radios. Janë shfaqur edhe disa detaje të tjera nga burime të ndryshme, ndërsa burimi i kernelit i tregon dy kapacitete të ndryshme të baterisë: 6600mAh dhe 8200mAh, shkruan KOHA Ditore. Është e mundur që po përgatiten edhe disa variante të tabletëve, por këto janë vetëm spekulime për momentin.
G Pad 5 është certifikuar nga shërbimi Google Play, i cili zbulon edhe specifikime të tjera. Është ekrani 10.1-inçësh 1920 x 1200p (16:10) dhe Android 9.0 Pie OS. Tableti e mbështet LTE, ka sensor për gjurmë gishtash, ndërsa i mungon mbështetja NFC. Është interesante se burimi i kernelit flet për çipsetin tashmë të vjetëruar Snapdragon 821, të çiftuar me 4 GB RAM dhe 32 GB hapësirë për ruajtje.