LG po kthehet drejt robotikës

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 13:20 | Nga

Kompania elektronike e Koresë së Jugut, LG, tha se do të fillonte investimet e saj në fushën e robot-ikës për të sjellë inteligjencën artificiale në shumë nga detyrat e përditshme njerëzore. Në deklaratën e saj kompania tha se do të sillte pajisje të ndryshme robot-ike si frigoriferë, makina larëse, kondicionerë, robotë shërbyes etj.

“Ne po përgatitemi për të ardhmen duke investuar masivisht në shtëpitë smart, robotët dhe komponentë të tjerë kyç që do të përmirësojnë shërbimet e pajisjeve të shtëpive dhe bizneseve,” tha Jo Seung-jin, kreu i marrëdhënieve të biznesit në LG.

Avancimi në fusha të tilla si ajo e inteligjencës artificiale dhe komunikimit wireless po lejojnë makineritë të realizojnë ndërveprime më të gjëra ndërmjet internetit dhe të kryejnë detyra më të ndërlikuara se më parë.

Shumë vende po investojnë në fushën e robot-ikës duke shpresuar në zhvillimin e një industrie që do të lehtësojë zgjidhjen e disa nga problemeve sociale dhe ekonomike si numri i ulët i lindjeve, apo popullsia e vjetër, duke lejuar robotët që të gatuajnë dhe të kujdesen për ta.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme