Për të gjithë fansat e Miley Cyrus dhe të Liam Hemsworth, sot është një ditë e mërzitshme. Po, është e mërzitshme që kur dyshja u ndanë e më së shumti tani kur kanë finalizuar divorcin e tyre, sepse tashmë zyrtarisht janë të ndarë nga njëri-tjetri.
Një gjyqtar miratoi dhe finalizoi letrat e divorcit të këngëtares dhe aktorit, sipas TMZ. Dokumentet e marra nga faqja zbulojnë se dyshja do të jenë beqarë që nga 22 shkurt 2020.
Miley dhe Liam, të cilët u martuan në dhjetor të vitit 2018, kanë punuar deri më tani për përfundimin e këtij divorci.
Ata kishin një marrëveshje, që do të thotë se të ardhurat e tyre dhe pasuritë financiare mbetën të ndara. TMZ gjithashtu raportoi se Miley do të mbajë të gjitha kafshët që ata kishin, përfshirë qenin e tyre, macet dhe kuajt.
“Është një lehtësim për të dy pasi mund të lëvizin lirshëm nga njëri-tjetri”, tha një burim i afër me E!News. “Nuk ishte edhe aq i komplikuar procesi pasi të dy kishin rënë dakord më herët”.
“Ata janë të gatshëm ta vazhdojnë jetën e tyre ndaras, dhe janë të lumtur që po e përmbyllin këtë kapitull në jetë”.
Aktori i “Hunger Games”, 30-vjeç, paraqiti divorcin ndaj Cyrus në gusht të vitit të kaluar, vetëm disa ditë pas ndarjes zyrtare të tyre.
Ai theksoi se “ndryshimet e pakonkurueshme” ishin ndër arsyet e ndarjes së çiftit më të pëlqyer në botë, që shijuan lidhjen për më shumë se një dekadë së bashku.