Këngëtarët e njohur Liam Payne dhe Cheryl, kanë njoftuar se janë ndarë pas 2 vjetësh sa ishin në lidhje martesore.
Cheryl njoftimin e ka bërë mbrëmë, duke treguar se janë ndarë para dy javësh.
Çifti, kanë një djalë së bashku që quhet Bear, dhe ka lindur në marsin e vitit të kaluar.
Ndarjen, e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke thënë se ishte vendim i vështirë për ta, por më i duhuri që duhet marrë.
“Por si një familje, vazhdojmë të kemi dashuri mes vete”, kanë thënë ata.