Liam Payne ishte raportua se po përjeton një romancë të re me këngëtaren shqiptare, Rita Ora.
E gjithë këto mbeten në suaza të thashethemeve dhe asgjë më shumë. Tani mediat i kanë gjetur një të dashur të re këngëtarit.
Në fakt, ai ka vetëm pak kohë që është ndarë nga Cheryl, me të cilën ka dhe një djalë.
Daily Mail shkruan sot se 25-vjeçari ka filluar t’i shkruaj motrës më të madhe të familjes Kardashian.
Madje, ai kohët e fundit po bën edhe komente të ndryshme flirtuese në llogaritë e rrjeteve sociale të Kourtneyt.
“Ajo i pëlqen djemtë e rinj dhe pyetja e parë e saj pasi pa komentin ishte, ‘Sa vjec është ai?’ Kourtney mendon se Liam është shumë tërheqës dhe është e hapur për një takim me të. Nëse ai do ta pyeste ajo do të thotë menjëherë po”, tha një burim pranë saj për ‘HollywoodLife’.
Mbetet për tu parë nëse një lidhje e re do nisë në botën e showbizit apo do të jetë vetëm një spekulim.