Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike po mbetet sfidë në Kosovë. Kështu u tha në komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ku u diskutua për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për energjinë elektrike, me përfaqësues të KOSST-it, ZRrE-së dhe KEDS-it, raporton Ekonomia Online.
Anëtari i Komisionit, Dardan Sejdiu, tha se Ligji për Energjinë Elektrike, nuk është përmbushur si duhet.
“Ligji është ende në fazën e përpunimit. Dinamika për energjinë elektrike është e ngadalshme dhe niveli i përmbushjes së pritjeve që drejtojnë nga ky ligj është i pakënaqshëm. Liberalizimi i tregut nuk ka ndodhur. Edhe pse udhëzuesi paraqiste një kohëzgjatje me të madhe i njëjti nuk është implementuar sipas planit”, tha Sejdiu.
Ai përmendi disa nene të Ligjit, që sipas tij, nuk janë zbatuar.
“Neni 8 nuk është zbatuar. Neni 9 ka hasur në vështirësi të implementimit dhe probleme e KEK-ut për shkak të shpronësimit. Neni 35 mbi përgjegjësitë e balancimit. KOSTT nuk ka qasje në tregun e balancimit. Neni 30 flet për sistemet e mbyllura e shpërndarjes. Ky nen nuk ka gjetur ende zbatim. E drejta për ndërrimin e furnizuesit ende është një gjë në letër. ZRrE edhe pse ka licencuar shtatë furnizues tregu kontrollohet nga një furnizues. Neni 46 që flet për kërkesat kontraktuale nuk është zbatuar. Konsumatorët ekzistues nuk kanë lëshuar asnjëherë kontrata për furnizim thjesht kanë vazhduar me pagu kontrata. Neni 49 mbi konsumatorët në nevojë ende nuk është zbatuar. Neni 53, 54 nuk janë të harmonizuar me të drejtën e konsumatorit”, shtoi Sejdiu, raporton EO.
Kadri Kadriu, zëvendëskryeshef i KOSTT-it, ka pohuar mosimplemtentimin e plotë të ligjit. Sipas tij, kërkesat e legjislacionit sekondar kanë qenë të përmbushura, por disa çështje kërkojnë kohë të implementimit.
“Pas aprovimit e ligjit të gjitha institucionet ka punuar kryesisht në adaptimin e legjislacionit sekondar në ndryshimin e ligjit të energjisë elektrike. Në afatin tre mujor janë përfshi këto ndryshime dhe të gjitha kërkesat e legjislacionit sekondar kanë qenë të përmbushura. Implementimi ka vështirësi sepse disa prej problemeve kërkojnë edhe kohë të implementimit. ZRrE ka lëshuar udhëzuesin për hapjen e tregut ku thelbi ka qenë që tregu të rregullohet”, u shpreh Kadriu.
Ai tha se KOSTT-i, humbjet e energjisë i ka obligim t’i mbulojë nga tregu. Sipas Kadriut, hapja e tregut për energjinë ka qenë kërkesë e mëhershme e tyre. Ai e quajti fatkeqësi që në Kosovë operon vetëm një furnizues, ku ka kërkuar të bëhen mekanizma balancues.
“Ne si KOSTT humbjet e energjisë elektrike që e kemi si obligim me i mbuluar i blejmë në treg dhe janë në përputhje me atë që KOSTT duhet ti blejë në treg. Sa kam njohuri edhe KEDS e bën një gjë të tillë. Kërkesë tjetër ka qenë certifikimi i KOSTT-it. Kjo ka ndodhë sepse KOSTT tani është i certifikuam. Hapja e tregut që ka qenë kërkesë ligjore është kërkesë dhe jemi në proces. Kosova dhe Shqipëria ka nënshkruar tregut e bashkëpunimit për tregun. Pritet me u marrë vendimi i ministrave për tregun i cili do mbahet në Shqipëri. Pritet themelimi i kompanisë. Sa i përket hapjes së tregut në Kosovë ka ndodhë një progres i mirë. Procedurat për ndërrimin furnizuesit është në fuqi dhe mund të bëhet. Mirëpo fatkeqësisht aktualisht operon një furnizues. Për hapjen e tregut duhet gjithsesi me qenë mekanizmi balancues”, shtoi Kadriu.
Kadriu tha se element tjetër është mbështetja e burimeve të tregut të energjisë.
Ai foli edhe për banorët e veriut të cilët shfrytëzojnë energjinë por nuk përfshihen në tarifa. Kadriu tha se iu është ndaluar energjia e konsumuar prej tyre, pasi është energji e imbalancit.
“Ne kemi problem me balancu sistemin. Element tjetër është se kemi pas një vendim nga avokati i popullit që ka thënë se konsumi nga banorët e veriut nuk duhet të përfshihet në tarifa. Neve na është ndalu që energjia e konsumuar prej tyre është energji e imbalancit”, tha ai, raporton EO.
Drejtori i Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Luan Morina, tha se mungesa e konkurrencës brenda vendit, paraqet sfidën për ata që marrin licencë dhe nuk ushtrojnë profesionin e tyre.
“Nëse nuk kemi konkurrencë brenda vendit, ata që marrin licencë dhe nuk ushtrojnë profesionin besoj se ka me qenë sfidë edhe në vitet në vijim”, tha Morina.
Ndërsa, Arbër Krasniqi, përfaqësues i kompanisë KEDS-KESCO, tha se kanë disa shqetësime. Ai tha KEDS-i kërkon nga Kuvendi qe t’i mbështesë ne aspektin e reduktimit te humbjeve.
“Kërkojmë mbështetje nga Kuvendi për zgjidhje optimale. Kemi kërkuar mbështetje nga ZRrE për çështjen e shfrytëzimit të paautorizuar të energjisë elektrike. hpresojmë se kuvendi do na mbështes për të mbuluar humbjet komerciale në rrjetin e shpërndarjes. Për fat të keq legjislacioni aktual i lejon konsumatorët të shfrytëzojnë këtë boshllëk të energjisë elektrike dhe të mos paguajnë deri te forma e një vendimi gjyqësor. Kërkesa nga Kuvendi është të mbështes kompaninë tonë për zbatimin e një vendimi që ndalon shfrytëzimin e tillë të energjisë. Konsumatorët është i gatshëm që konsumatorët që keqpërdorin të përdorin masa”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, problem mbeten edhe keqpërdoruesit e energjisë, ku sipas tij, 1139 janë evidentuar vetëm gjatë vitit 2018.
“Në nenin 46 ne vazhdimisht dërgojmë ftesë për nënshkrimin e kontratave sepse KEDS ka trashëguar një bazë të shënimeve nga KEK-u dhe që ka mungesa të mëdha. Kemi filluar të dërgojmë ftesa për tu paraqitë në sportel në afat 15 ditë. Te konsumatorët që paraqiten për ankesa edhe aty kërkojmë që verifikimi tyre të bëhet se a janë konsumatorë. 1139 keqpërdorues të energjisë për 2018. Ndihma është që të krijohet mekanizmi që të mos mundet me u kyç konsumatori”, tha ai.
Afrim Ajvazi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, tha se edhe qëllimi i tyre ka qenë të krijohen parakushte për funksionimin e një tregu të hapur.
“Në këtë drejtim kemi hartuar tërë kornizën rregullative. Kemi identifikuar numrin e konsumatorëve dhe kemi ngarkuar KESCO-n që këta konsumatorë të jenë të mbrojtur. Kemi licencuar shtatë furnizues të ri përveç KESCO që të filloj të funksionoj tregu konkurrues i energjisë elektrike në Kosovë. Fatkeqësisht ketë vit kemi planifikuar që në tregun e lirë i imponojnë dhjetë operatorë komercial pas shumë debateve u insistua që këtë proces të shtyhet. Kemi pas takime me furnizues se pse s’po hyni në treg. Kostoja ka qenë arsyeja dhe ë thera. Ka rezultate të mira me gjithë vërejtjet që i kemi”, tha Ajvazi.
Sipas tij, ka rezultate se janë 13 gjeneratorë që operojnë në Kosovë dhe 27 pritet të vijnë në Kosovë.
“40 gjeneratorë me u integruar në Kosovë është kapacitet. 40 gjeneratorë pritet të funksionojnë në fund të 2020 në Kosovës. Nuk e di që një gjë e tillë ndodhë në rajon. Si zyrë kemi pas sukses me certifikimin e KOSTT. Me gjithë lobimin patëm sukses. E kemi legjitimuar kufijtë energjetikë të Kosovës. Është rezultat i hatashëm për tregun e energjisë në Kosovë”, shtoi Ajvazi.
Kryetarja e Komisionit, Sala Berisha Shala, ftoi të pranishmit që të organizojnë sa më shumë tavolina e konferenca gjatë së cilave mund të kontribuojnë dhe të sjellim ide të reja.
“Kemi probleme jo të vogla në sektorin e energjisë. Mosfunksionim i këtyre mekanizmave mos ka të bëjë me infrastrukturën ligjore dhe mbi të gjitha të gjitha vërejtje dhe sugjerimet që keni në zbatimin ligjit ti sillni me shkrim. Shqetësimi rreth KOSTT kam qenë e pakënaqur me pakon rreth reformave. Kosovës i duhet një reformë në administratë. Jo me filluar reformë prej reformës dhe me çrregullua diçka. Sa kemi arrit me e bë vlerë për të dëshiruar. Ligji për paga hyn ën fuqi në vjeshtë. Sidoqoftë sidomos institucionet e pavarura duhet të jenë shumë aktive dhe proaktive në këtë drejtim”, tha Sala Berisha Shala.