Prezantuesja e njohur e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, ku herë pas here nuk mungojnë edhe “vlog”-et e ndryshme.
Së fundmi, bukuroshja e ekranit ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft tërheqëse.
Në një nga imazhet pranë një pasqyre, Liberta nuk ka hezituar të vërë në pah linjat e saj trupore.
Duke pozuar me një kostum të zi të shkurtër, Spahiu theksoi këmbët atraktive dhe vijën trupore në përgjithësi.
Pëlqimet e komentet e shumta nga fansat nuk munguan, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për paraqitjen atraktive në këto fotografi.