Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën në sulmin me avionë ushtarakë të kryer nga forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar në jug të Tripolit në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra klinike pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Qeverisë së Pajtimit Kombëtar ka njoftuar se sulmi është kryer në një spital në jug të Tripolit.
Mustafa al-Mecei, zëdhënës i operacionit “Burkan al-Gadab”, tha se në mesin e të vrarëve janë edhe tre mjekë dhe se ky është sulmi i tretë në spital.
Khalifa Haftar më 4 prill nisi aksion ushtarak me plan që të marrë kryeqytetin libian Tripoli, pas çka Qeveria e Pajtimit Kombëtar filloi operacionin “Burkan al-Gadab”.