Librashitësit e zhdukur të Hong-Kongut

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 09:05 | Nga

Lam Wing-kee e dinte se ishte në telashe. Në dy dekadat si pronar dhe menaxher i librarisë “Causeway Bay Books” në Hong-Kong, Lam e kishte shpikur një rutinë, të cilën do ta fuste në përdorim sa herë që do të kapej duke kontrabanduar libra në Kinë: të kërkojë falje, të thotë se nuk e ka ditur, t’ua ofrojë një cigare oficerëve, ta tregojë një barsoletë. Gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij, ajo rutinë i kishte kryer punë.

Thatanik dhe i molisur, me flokët e parregulluar, Lam po bartte me vete një kombinim të pazakonshëm librash atë ditë: trilerë politikë, romane dashurie dhe një numër vëllimesh historike.

Këta libra kishin vetëm dy gjëra të përbashkëta: Lexuesit donin t’i lexonin dhe secili ishte shpallur i paligjshëm nga Grupi Qendror i Partisë Komuniste për Propagandë dhe Ideologji, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Për dekada, libraria e Lamit kishte lulëzuar me gjithë ndalesën – apo mbase edhe shkaku i saj.

Pasi që ndodhej vetëm njëzet milje larg qytetit kinez Shenzhen, në një objekt të vogël, midis një barnatoreje dhe një shitoreje të veshjeve të brendshme, “Causeway” ishte shndërruar në destinacion për turistët kinezë, politikanët e moçëm lokalë, madje, për ironi, edhe për vetë anëtarët e Partisë Komuniste, pra pothuajse secilin që dëshironte të depërtonte në brendësitë e zënkave partiake dhe puçeve të heshtura, që janë shlyer nga historitë zyrtare.

Lam ishte ekspert i veçimit të librave të mirë të ndaluar, prej atyre të këqijve, librave thjesht skandalozë, prej atyre sensacionalë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme