Në ditë të nxehta, hijen dhe shoqërinë më të mirë jua bën libri. Ushqeni trurin, ndërkohë që merrni disa rreze dielli në shezlonin që kryesisht e përdorni për gjumë. BusinessMag ju vjen në ndihmë me titujt më interesant që mund të lexoni gjatë kësaj periudhe.
*Të gjithë librat mund t’i porosisni në Bukinist.al
ZHVILLIM PERSONAL
Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit” nga Radovan Starc dhe Hetem Ramadani
Një libër me vlera të jashtëzakonshme për të njohur vetveten dhe potencialin brenda teje; një përqasje shpirtërore, e shoqëruar me një përqasje objektive, në rrugëtimin tënd për të qenë i suksesshëm në jetë përmes meditimit, një prej teknikave që garanton përshtatje, qetësi, energji dhe kreativitet të vazhdueshëm….
Libri përmbledh dijet më të fundit të akumuluara nga autorët përmes studimeve dhe përvojave praktike të Hetem Ramadanit, i cili përmes meditimit ka arritur që të shërojnë dëmtimet në këmbë, apo ka aplikuar rastet e trajtimit të tumoreve apo sëmundjeve në zemër tek miqtë e tij.
MOTIVIM
“Arti i brishtë i not giving a f.ck” nga Mark Manson
Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive.
Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.
EDUKIM
Në këtë libër autorja na njeh me një fenomen që e quan rritja e mendësisë false dhe i orienton njerëzit drejt adoptimit të një mendësie të vërtetë, të re dhe më të thellë. Gjithashtu, ajo shpjegon konceptin e mendësisë përtej aspektit individual, duke e aplikuar atë në kulturat e grupeve dhe organizatave. Me mendësinë e duhur, ti mund të motivosh ata që të duan, mësojnë dhe duan, – përmes transformimit të jetës tënde dhe të tyren.
NON-FICTION
“Kur fryma bëhet ajër” nga Paul Kalinithi
Ky libër është shkruar nga një neurokirurg brilant si Paul Kalinithi i cili në një moment të jetës mësoi se ditët e tij në këtë botë ishin të numëruara. Në përpjekjen për të lënë një gjurmë pas për vajzën e tij, për familjen dhe miqtë, la këtë libër memuar i cili mbi të gjitha është një rrëfim i rrallë mbi pyetjen thelbësore se çfarë e bën një jetë me vlerë?
BIOGRAFI
“Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk-ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri.
MISTER & THRILLER
Kushdo të jeni…
Çfarëdo të besoni…
Gjithçka është gati të ndryshojë.
Origjina është jashtëzakonisht krijues, romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot.
Në një botë misterioze gjarpërinjsh argjendi, mes librash të shenjtë e letrash Tarot, rojash muskulorë dhe puthjes së parë, forca e shoqërisë duket mister edhe më i madh për Alisën…
SAGE & HISTORI
“Gruaja e liqenit” nga Sara Gruen
Befasuese… një histori guximi, aventure, miqësie dhe dashurie gjatë Luftës së Dytë Botërore
Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij. Babai i Elisit, një kolonel në pension, ndihet i poshtëruar, ngaqë i biri është shpallur i paaftë për të shkuar në luftë. Elisi vendos se mënyra e vetme për të rifituar respektin e të atit është që të triumfojë atje ku ai ka dështuar: në kapjen e përbindëshit të famshëm të Lok Nesit.
“Historia e vajzës së humbur” nga Elena Ferrante
“Historia e vajzës së humbur” është vëllimi i katërt dhe i fundit i “Mikeshës gjeniale”, sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Prandaj Guardian shkruan për këtë sage: “Kurrë më pare s’është botuar diçka e tillë”
ROMANCE & PASION
Me të njëjtën forcë shprehëse dhe mendime të mprehta mbi instinktet njerëzore, me të cilat tërhoqi miliona lexues anembanë botës përmes librit të saj të parë shpërthyes “Vajza në tren”, Paula Hawkins na paraqet tani një histori mahnitëse, plot kthesa dhe thellësisht të ndjerë, e cila tregon se sa “mashtruese” mund të jenë emocionet dhe kujtimet, por edhe se në ç’mënyrë shkatërrimtare mund ta zgjasë e shkuara dorën drejt së tashmes.
POEZI
“Kërcim në bosh” nga Timo Flloko
Bota është një bosh i madh, është i pafund: “Nis e sos ku ta mendosh”. Këto janë reflektime metafizike dhe shpirtërore të Timo Fllokos, ku janë përfshirë edhe tekste këngësh të njohura nga autori. Sigurisht, ky libër është konsideruar edhe një dedikim që Timo Flloko e ka bërë për të dashurit e tij më të shtrenjtë.
Të gjitha poezitë e Timo Fllokos, që ka bërë në kohë të ndryshme, janë shndërruar në këngët më të bukura të dashurisë.