Rrëfimi i politikës, historisë dhe gjendjes njerëzore në këto libra është shumë i mprehtë.
Ato i kanë mbijetuar edhe kohës.
Librat e mirë kanë potencial që të qëndrojnë në mendjen tuaj gjatë, edhe pasi ju ti keni përfunduar ato.
Disa mund të ndikojnë edhe se si ju do të ecni në botën tuaj.
Më poshtë mund të gjeni një listë të librave që duhet lexuar – duke u frymëzuar nga lista e 100 librave më të lexuar në Amazon si dhe rekomandimet nga përdoruesit e Goodreads, transmeton Klan Kosova.
“1984”, George Orwell
Është botuar në vitin 1949, llogaria triushtuese për të ardhmen e George Orwell është lexuar përjetshëm.
Romani “1984” flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston…
“Frankenshtajn”, Mary Shelley
Kjo është një histori e vjetër dhe e re. E vjetër, sepse është shkruar 180 vjet më parë; e re ngase problemi i Frankenshtajnit është i njëllojtë me atë të shkencëtarëve të sotëm.
Shkenca na ka dhuruar shumë zbulime të mrekullueshme: makina, kompjutera, armë, por si t’i përdorim këto zbulime?…
“Thertorja pesë”, Kurt Vonnegut
Romani “Thertorja Pesë”, i autorit amerikan Kurt Vonegut, e thënë varfër, na rrëfen historinë e Bill Pelegrinit.
Historia nis nga pjesa e fundit e Luftës së Dytë Botërore, ku Pelegrini zihet rob diku midis Luksemburgut dhe Gjermanisë…
“Harpa e barit”, Truman Capote
Truman Capote është një nga shkrimtarët amerikanë më të shquar të shekullit XX.
Krijimtaria e tij e gjerë përfshin tregime, novela, vepra të ndryshme skenike, publicistikë, skenarë filmash, libra me temën e dashurisë dhe të krimit etj, dhe në to shpaloset më së miri i ashtuquajturi “gotiku tradicional i Jugut amerikan”…
“Perëndia e mizave”, William Golding
Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani “Perëndia e mizave” u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë.
“Perëndia e mizave” përcillet nga format e utopisë negative.
Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull…
“Alkimisti”, Paulo Coelho
Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës…
“Të martat me Morin”, Mitch Albom
Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë…
“Portreti i Dorian Greit”, Oscar Wilde
Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli…
“Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë”, Daniel Kahneman
Botimi i këtij libri përbën një ngjarje historike, njëlloj siç ka qenë botimi i veprave të tilla si “Pasuria e kombeve” e Adam Smithit apo “Interpretimi i ëndrrave” i Sigmund Frojdit…
“Emri i trëndafilit”, Umberto Eco
Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori.
“Ky nuk është një rishkrim”, – thotë Eco në një intervistë. “Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet”…
“I huaji”, Albert Camus
Në romanin ” i Huaji ” shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu i cili behet vrasës.
Në pjesën e pare personazhi një beqar i moshës se mesme përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodhe një vrasje. Ai vret një arab.
Në pjesën e dyte Merso (personazhi i romanit) rikujton kohen e kaluar në burg procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje. Ky roman i shkurtër ndahet në 3 vdekje.
Fillon me vdekjen e nenës se personazhit në azilin e pleqve në Marengo. Në mes te tekstit pason likuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersos…
“Sekretet e suksesit”, Malcolm Gladwell
Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?
…Ky libër është vërtet një “shpellë”, në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty…
“Ferma e kafshëve”, George Orwell
Pasi kanë hequr qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e fermës “Menër” janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme.
Por ndërsa një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra…