Libri “My Cat Yugoslavia” i Pajtim Statovcit në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz në International

Prishtinë | 30 Maj 2024 | 11:49 | Nga Ekonomia Online


“My Cat Yugoslavia” është në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz International Literature Award, libër ky i shkrimtarit të suksesshëm kosovar Pajtim Statovci.

“My Cat Yugoslavia” është roman i autorit që është publikuar në vitin 2019, njëherit edhe roman debutues i autorit, e që është vlerësuar me çmime të ndryshme prestigjioze, sikurse që kanë qenë edhe në vëmendjen e medieve më të njohura të botës.

Libri në gjuhën gjermane është përkthyer nga Stefan Moster, ndërkohë Statovci përgjatë këtij viti ka paralajmëruar edhe botimin e romanit të fundit “A cow gives birth at night”.

Statovci ka lindur në Kosovë në vitin 1990, ndërsa është larguar për në Finlandë me familjen e tij në moshën 2 vjeçare./ KultPlus.com

Të ngjashme