Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në seancën kushtuar Masakrës së Dubravës, ka rrëfyer momente nga kjo ngjarje e rëndë e ndodhur 20 vjet më parë, raporton EkonomiaOnline.
Ai ka thënë se Serbia sado që mundohet t’i fsheh këto krime, e ka të kot nga se ekzistojnë dëshmi të shumta të shkruara dhe të filmuara.
Për masakrën e Dubravës, Aliu thotë se janë përgjegjës strukturat shtetërore qeveritare të Serbisë.
“Shumica e atyre janë regjistruar nga organizata e Kryqit të Kuq duke u bërë numërimi i vazhdueshëm nga organet zyrtare. Datat 19-23 maj shënojnë momentet si ky mekanizëm shtetëror maltretues sistem i një zinxhiri mirë i organizuar shtetëror shndërrohet në mekanizëm që vret në masë. Këtyre datave u prin data 16 maj me marrjen e Ukshin Hotit. Krimi në Dubravë do duhej të cilësohej nga 16 maji pra nga marrja e profesorit Ukshin Hotit. Nëse Serbia për masakrat e shumta përpiqet të hedhë përgjegjësi te njësitet e shumta te ngjarjet e Dubravës, ka qenë e përfshirë struktura shtetërore qeveritare që përshin që nga roja e thjeshtë, ministrat, kreu i qeverisë dhe shteti serb”.
Për mos dënimin e atyre që kryen këtë masakër, Aliu i bën fajtorë ndërkombëtarët, por edhe vendësit.
Thotë se ka dëshmi të shumta nga të mbijetuarit, por mungon vullneti për të nxjerr para drejtësisë kriminelët që kryen masakrën ndër më të mëdhatë në Kosovë.
“Është një ndër krimet më të dokumentuara të Serbisë, të gjallë janë dëshmitarët e kësaj masakre. Edhe përkundër kësaj ende nuk ka drejtësi për këtë krim dhe krimet tjera. Edhe ne e as ndërkombëtarët nuk e bëmë punën tonë përkundë që kishim fakte. Janë botuar libra e janë bërë dokumentarë. Ata që mbijetuan e bën punën e tyre, të gjitha dëshmitë u grumbulluan dhe përfunduan me kallëzim penal por më tej këtu ngeci drejtësia. Nuk u bë aktakuza dhe kjo bie në përgjegjësi të shtetit. Të ne mund ë thuhet se nuk vepruam ndërsa te ndërkombëtarët dëgjon shepsh përgjigjen se nuk vepruan vendorët. Instituti për krimet e luftës u mbyll duke u hedhë faji te punëtorët që punonin aty e jo te shtetit”, tha ai.