Licencohen 26 farmacistë kosovarë

Prishtinë | 01 Tet 2016 | 10:15 | Nga

Në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të Odave të Profesionistëve Shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Zehadin Gashi, kanë nënshkruar edhe 26 licenca të farmacistëve kosovarë, në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor për licencim.

Nënshkrimi i licencave krahas ministrit dhe kryetarit të Bordit për licencim të profesionistëve shëndetësor edhe nga kryetari i Odës së Farmacistëve, tregon për hapa të ri në implementimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe reformës në shëndetësi, pjesë e së cilës është edhe bartja e kompetencave graduale nga MSh-ja te Odat e profesionistëve të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të përkrah në forma të ndryshme Odat deri në pavarësimin e tyre të plotë, që synohet të arrihet deri në janar të vitit 2017.

Bartja e kompetencave nga MSh te Odat ka filluar me vendim të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nga 1 korriku i vitit 2016 dhe deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, ndërsa licencimi dhe ri-licencimi do të vazhdojë të jetë deri në fund të vitit kompetencë e përbashkët e MSh-së dhe Odave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme