Lichtsteiner zgjedh klubin e ri, do të luajë në Premierligë

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 15:11 | Nga

Stephan Lichtsteiner ka vendosur të transferohet në Premierligë.

Stephan Lichtsteiner është pranë marrëveshjes për transferim në Arsenal.

“Sky Sports” raporton se mbrojtësi i lirë pas largimit nga Juventus do të transferohet në Premierligë.

Lichtsteiner do të nënshkruajë me “Gunners”, duke u bashkuar me bashkëlojtarin e tij nga ekipi i Zvicrës, Granit Xhaka, përcjell “lajmi.net”.

Lichtsteiner kërkohej edhe nga Borussia Dortmund e Monaco por në fund Arsenal duket destinacioni i tij i ri /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme