Liderë shtetërorë bëjnë homazhe te shtatorja e Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 10:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, janë bërë homazhe te shtatorja e tij në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij bënë homazhe e vendosën kurora lulesh te shtatorja e heroit.

Kryeministri Haradinja tha se në këtë ditë kujtojmë luftën e madhe dhe të gjithë të arriturat e heroit tonë dhe përulemi para të gjithë të rënëve për liri.

Ky aktivitet tha ai është në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të organizuara nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Ai gjithashtu tha se sot kujtojmë edhe Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla e Kadri Zekën.

“Në këtë ditë kujtojmë gjithë veprën e madhe, luftën e madhe dhe gjithë të arriturat e heroit tonë, të arritura, në të cilat edhe ne sot ndërtojmë të tashmen dhe e kemi të garantuar të ardhmen. Po ashtu, me pietet përulemi para gjithë të rënëve për liri. Sot kujtojmë me respekt heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës do të mbahet edhe akademi, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë. I ftuar në këtë aktivitet është edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ndërsa Muzeu i Kosovës, me nismën e “Museum Illyricum” – Zvicër, organizojnë ekspozitë me libra; pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet 1930-të.

Ekspozitë me 55 portrete do të hapet edhe në një nga hotelet e Prishtinës në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

 

Të ngjashme