Gazetari Parim Olluri, ka reaguar rreth takimeve të zbehta që kanë zhvilluar në Mynih kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Olluri ka theksuar se liderët e tjerë të Ballkanit në Mynih kanë takuar politikanë të rëndësishëm botëror, si zv/presidenten e SHBA’së, Kamala Harris dhe Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.
Ai ka theksuar se liderët kosovar, prej figurave të rëndësishme botërore nuk kanë takuar asnjë.
Ndërsa nga politikanët amerikan, janë takuar vetëm me senatoren e IOWA’s.
“Keta tanet prej amerikaneve e paskan taku senatoren e IOWA’sNe anen tjeter, kryeministri yne u injorua edhe nga kryeministri i Bullgarise. Petkovi nuk e leshojka telefonin prej dores. Si ne te ikun ia paska zgjate doren ne korridor”, ka shkruar Olluri.
Postimi i plotë:
Lideret tjere te Ballkanit ne Mynih takuan Blinkenin, Harrisin, Macronin, Johnsonin etj.
Keta tanet prej amerikaneve e paskan taku senatoren e IOWA’s
Ne anen tjeter, kryeministri yne u injorua edhe nga kryeministri i Bullgarise.
Petkovi nuk e leshojka telefonin prej dores. Si ne te ikun ia paska zgjate doren ne korridor.
Ashiqare po shihet qe po i thote: Jaran, a po ma leshon qit dore ma shpejt se e kam nje takim?