Liderët botërorë i urojnë Trumpit shërim të shpejtë

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Britanisë së Madhe, Indisë apo Rusisë, të Bashkimit Europian dhe madje dhe OBSH-së uruan unanimisht presidentin amerikan, Donald Trump për shërim të shpejtë, pas njoftimit se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Presidenti i Këshilli Europian, institucion përfaqësues i shteteve anëtare të BE-së, Charles Michel, ka reaguar i pari duke i uruar shërim të shpejtë presidenti amerikan.

Ai kujtoi me këtë rast në Twitter, “se COVID-19 është një betejë që të gjithë duhet të vazhdojmë të bëjmë. Çdo ditë. Pavarësisht se ku jetojmë”.

Ai u ndoq nga afër nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili u prek edhe vetë nga koronavirusi në muajin prill, i cili dërgoi urimet e tij më të mira për presidentin Trump dhe Zonjën e Parë ” Melania, të cilët rezultuan gjithashtu pozitiv me COVID-19.

Angela Merkel shprehu urimet për shërim sa më të shpejtë presidentit amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania, të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19, njoftoi zëdhënësi i kancelares gjermane.

“Shpresoj që ata të rikuperohen sa më shpejt nga infektimi me COVID-19 dhe të shërohen plotësisht:, shtoi drejtuesja gjermane në një mesazh në Twitter nga Steffen Seibert.

Kryeministri indian, Narendra Modi uroi mikun e tij dhe bashkëshorten për një shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë.

Në kuadër të tensioneve tregtare, Narendra Modi dhe Donald Trump shfaqën marrëdhënie të ngrohta, të organizuara me kujdes në muajin shkurt gjatë vizitës së presidentit amerikan në Indi.

Kremlini i shprehu gjithashtu urimet e tij, në fillim në një mënyrë më pak personale, me zëdhënësin e Kremlinit duke thënë, gjatë një konferencë telefonike me gazetarët: “Sigurisht, ne i urojmë presidentit Trump një shërim të shpejtë”.

Por, presidenti rus, Vladimir Putin ndërhyri personalisht pak më vonë.

“Jam i bindur se vitaliteti juaj natyral, fuqia juaj shpirtërore dhe optimizmi juaj do t’ju ndihmojnë të mundni këtë virus të rrezikshëm”, deklaroi presidenti rus në një telegram për homologun amerikan, sipas një komunikate të Kremlinit.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, organizata e të cilit u akuzua nga presidenti amerikan për paaftësi në menaxhimin e pandemisë ka uruar gjithashtu në një mesazh në Twittr “urimet më të mira për një shërim të plotë dhe sa më të shpejtë për çiftin presidencial”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dërgoi “urimet më të mira për një shërim të shpejtë për Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania, pas testit pozitiv me COVID-19.

“Ashtu si miliona izraelitë, Sara dhe unë mendojmë për presidentin, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, duke iu uruar miqve tanë shërim sa më të shpejtë”, shkruan kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu në një mesazh në Twitter.

SHBA-ja ka paguar çmimin më të rëndë nga pandemia e COVID-19 me më shumë se 200 000 të vdekur në fund të shtatorit, rreth një e pesta e të gjithë të vdekurve në botë.

Të ngjashme