Një ministre izraelite ka thënë se nuk mundi të merrte pjesë në samitin COP26 të hënën (1 nëntor), sepse ambientet nuk ishin të aksesueshme për karriget me rrota.
Karine Elharrar shkroi në Twitter se ishte “e trishtuar” që OKB “nuk ofron akses për karrocat me rrota”.
Një zyrtar në delegacionin e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett, tha se ata ishin ankuar zyrtarisht te organizatorët.
Zoti Bennett tha se nuk do të merrte pjesë në konferencë sot nëse zonja Elharrar nuk hyn në samit, shtoi zyrtari.
Sekretari i Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar, George Eustice, tha se incidenti ishte ” për tu ardhur keq” dhe se qeveria i kishte kërkuar falje zonjës Elharrar, e cila ka distrofi muskulare.