Liderët botërorë kanë mirëpritur presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden, ndërsa shpresojnë të rregullojnë marrëdhëniet pas katër viteve të trazuara nën Donald Trumpin.
Kryeministra, presidentë e liderë spiritualë kanë uruar Bidenin pasi ai është betuar si presidenti i 46-të i SHBA-së të mërkurën.
Shumica kanë thënë se po presin para që të punojnë me Bidenin në çështjet e ndryshimeve klimatike dhe ato të pandemisë COVID-19, ndër të tjera.
Më poshtë janë disa prej reagimeve të liderëve botërorë:
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson: “Po shikoj para të punoj me të (Bidenin), dhe me administratën e tij të re, të forcojmë partneritetin mes dy shteteve tona dhe të punojmë në prioritetet tona të përbashkëta: të luftojmë ndryshimet klimatike, të rikthehemi më të fortë nga pandemia dhe të forcojmë sigurinë tonë transatlantike”.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau: “Kanadaja dhe SHBA-ja do të vazhdojnë këtë partneritet ndërsa po luftojmë pandeminë globale COVID-19 dhe mbështetjen për një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike. Ne gjthashtu do të punojmë për të avancuar veprimet tona klimatike dhe rritjen e pastër ekonomike, të promovojmë përfshirjen dhe diversitetin, dhe për të krijojmë vende të mira punë për klasën e mesme dhe mundësi për njerëzit tanë duke kontribuuar për demokraci, paqe, dhe siguri në shtëpi dhe nëpër botë”.
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian: “SHBA-ja është kthyer. Dhe Evropa qëndron e gatshme. Për t’u rilidhur me një partner të moçëm dhe të besueshëm, t’i japim jetë të re aleancës sonë të dashur. Unë pres që të punojmë së bashku me Joe Bidenin”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron: “Urimet më të mira në këtë ditë të madhe për popullin amerikan! Ne jemi së bashku. Do të jemi më të fortë për t’u përballur me sfidat e kohës sonë. Më të fortë për të ndërtuar të ardhmen tonë. Më të fortë për të mbrojtur planetin tonë. Mirësevini përsëri në Marrëveshjen e Parisit!”
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier: “Sot është ditë e mirë për demokracinë. Në SHBA është përballur me sfida të jashtëzakonshme dhe duroi. Përkundër përpjekjeve për të shkatërruar strukturën institucionale të Amerikës, punëtorët e zgjedhjeve dhe guvernatorët, gjyqësori dhe Kongresi, kanë dalë të fortë. Jam shumë i lehtësuar sot, që Joe Biden po betohet si president dhe po transferohet në Shtëpinë e Bardhë. Unë e di që shumë njerëz në Gjermani e ndajnë këtë ndjenjë”.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani: “Epokani e një tirani mori fund dhe sot është dita e fundit e mbretërimit të tij ogurzi. Ne presim që administrata e Bidenit të kthehet te ligji dhe te angazhimet, dhe të mundohet në katër vjetët e ardhshëm, nëse mundet, të heqë njolljat e katër viteve të kaluara”.