Liderët e shtetit mblidhen te Thaçi

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 10:00 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim kryeministrin Haradinaj, kryeparlamentarin Veseli, dhe tre zëvendëskryeministrat Limaj, Pacolli e Gashi.

Të gjithë janë pjesë e delgacionit kosovar që herën e fundit ishin në Bruksel së bashku, ku edhe takuan përfaqësuen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Mësohet se temë e diskutimit do të jetë vazhdimi i dialogut të Brukselit, që do të ndodhë më 7 shtator.

Takimi vjen në kohën kur Kuvendi pritet të mblidhet në një séancë të jashtëzakonshme pas deklaratave të Thaçit për korrigjim të kufijve.

Arsyet zyrtare të takimit nuk janë bërë të ditura për media, raporton Lajmi.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme