Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur për herë të dytë gjatë ditës së sotme liderët e institucioneve për dialogun, derisa javën e ardhshme do të takohet me homologun e tij serb Aleksandër Vuciq në Bruksel ku pritet të shtrohet si temë diskutimi korrigjimi i kufijve, raporton Ekonomia Online.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me ministrin e drejtësisë Abelard Tahirin dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj janë parë duke hyrë brenda ndërtesës së Kuvendit,
Kjo është dita e dytë e takimeve intensive që presidenti po zhvillon me lider institucional, pak ditë para se të udhëtojë në Bruksel, raporton Ekonomia Online.