Liderët europianë do të provojnë sot t’ia ndërrojnë mendjen Trumpit për Ukrainën

Prishtinë | 13 Gus 2025 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Trump ka thënë se Rusia dhe Ukraina duhet të dorëzojnë territor që të arrihet paqja, por Ukraina kundërshton çfarëdo koncesionesh territoriale. Rusia kontrollon një hise të mirë të Ukrainës lindore në rajonin e Donbasit.

Liderët e Europës do të zhvillojnë të mërkurën një takim virtual me Donald Trumpit që të sigurohen se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kuptojë përnjëmend rrezikun për kontinentin para takimit të tij gjatë javës me homologun rus, Vladimir Putin, por ekspertët druajnë se do t’ia dalin mbanë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, raporton Euronews.

Trump dhe zëvendësipresidenti JD Vance do t’i bashkohen takimit virtual të organizuar nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, në pasditen e hershme (sipas kohës qendrore europiane), ku do të përfshihet edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e Finlandës, Francës, Italisë, Polonisë, Britanisë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe shefat e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian.

Merz, Emmanuel Macron i Francës dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, pastaj do të kryesojnë një takim të ashtuquajtur të koalicionit të vullnetit të mirë, të planifikuar të nisë në orën 16:30, kanë bërë të ditur raportet mediatike.

“Ne mirëpresim përpjekjet e presidentit Trump për arritjen e paqes për Ukrainën, paqe që është e drejtë dhe e qëndrueshme, dhe që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial. Në këtë dritë, ne po punojmë me Ukrainën që të sigurohemi se kjo do të kihet parasysh në takimin e së premtes”, ka deklaruar të martën një zëdhënëse e Komisionit Europian para gazetarëve në Bruksel.

“Çfarë po bëjmë tani është ritheksimi i pikëpamjeve tona se çfarë është paqe e drejtë dhe e qëndrueshme për Ukrainë dhe se çdo vendim mund të merret me Ukrainën në tryezën e bisedimeve”, ka deklaruar Arianna Podesta.

Zelensky nuk do të marrë pjesë në samitin e 15 gushtit në Alaskë ndërmjet presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë. Trump ka thënë se për shkak të respektit “do ta telefonoj atë të parin”.

Trump ka thënë se Rusia dhe Ukraina duhet të dorëzojnë territor që të arrihet paqja, por Ukraina kundërshton çfarëdo koncesionesh territoriale. Rusia kontrollon një hise të mirë të Ukrainës lindore në rajonin e Donbasit.

Të ngjashme