Kryeministri i Italisë tha se shpresonte që italianët do të jenë në gjendje t’i shijojnë pushimet verore këtë vit, nëse epidemia e Coronavirusit në këtë vend mbetet nën kontroll.
Komente e Giuseppe Conte për gazetën Il Fatto Quotidiano erdhën pasi numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 dhe vdekjeve që lidhen me të vazhduan të binin.
Qeveritë e tjera evropiane gjithashtu po shqyrtojnë mundësitë nëse do të lehtësojnë kufizimet gjatë periudhës së ardhshme të pushimeve.
Komisioneri i turizmit në Gjermani Thomas Bareiss, i tha gazetës Der Tagesspiegel në fillim të kësaj jave se nëse shpërthimi i koronavirusit mbetet nën kontroll, njerëzit mund të jenë në gjendje të bëjnë pushime jashtë vendit “në katër deri në tetë javët e ardhshme”.
Ai tha se destinacionet do të ishin kryesisht vendet fqinje, por shtoi se nuk mund të komentonte ende lidhur me rajonet tjera në Evropë, siç janë Ishujt Balearik ose ishujt Grekë.
Ministri grek i Turizmit Haris Theocharis, i ka thënë BBC-së se vendi i tij planifikon të hapet gradualisht për vizitorët. Ai tha se udhëtimi rrugor do të jetë fillimisht më i sigurt se sa fluturimi dhe se do ta shohin atë lloj të turizmit më herët.
Megjithatë Presidenti francez Emmanuel Macron, megjithatë, ka bërë thirrje për kujdes. Ai u tha gazetarëve se ishte “shumë shpejt për të thënë nëse mund të bëjmë pushime”, por do të bëhej e qartë deri në fillim të qershorit.