Liderët e Francës dhe Gjermanisë po zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ata ishin në kontakt edhe gjatë së enjëtes, kur presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari, Olaf Scholz kërkuan një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia.
Moska ka refuzuar një kërkesë të tillë, raporton BBC.
Ndërkaq, Macron gjatë gjithë kësaj situate ka theksuar nevojën për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Rusinë dhe ka zhvilluar nëntë biseda telefonike me liderin e Kremlinit.