Lideri i Hamasit thotë se Izraeli ia ka vrarë djemtë

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka akuzuar Izraelin për vrasjen e tre fëmijëve të tij.

Ai tha për Al Jazeera se djemtë e tij “ranë martirë në rrugën e çlirimit të Jerusalemit dhe Xhamisë Al Aksa”.

“Armiku kriminal drejtohet nga fryma e hakmarrjes dhe vrasjes dhe nuk vlerëson asnjë standard apo ligj”,tha Haniyeh, i cili jeton në mërgim në Katar.

Ai tha se vrasjet nuk do të bëjnë presion ndaj Hamasit për të zbutur pozicionin e tij negociues.

“Armiku beson se duke vënë në shënjestër familjet e liderëve, do t’i shtyjë të heqin dorë nga kërkesat e popullit tonë”, tha ai.

Kushdo që beson se shënjestrimi i djemve të mi do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij është deluzion.

Sky Neës kontaktoi IDF-në, por ata nuk mund të konfirmonin raportet për vrasjet.

Të ngjashme