Modelja e njohur Gigi Hadid dhe Breadley Cooper prej një muaji kanë nisur një lidhje dashurie, sipas Page Six.
Ndonëse çifti dëshirojnë që mos ta bëjnë publike lidhjen e tyre, ata i kanë dalë disa herë së bashku në darka dhe shëtitje romantike duke kaluar kohë më shumë me njëri-tjetrin.
Mirëpo sipas një burimi për të njëjtën media romanca e Gigi dhe Cooper po bëhet serioze,pasi ata po kalojnë shumë kohë së bashku.
“Po bëhet serioze shumë shpejt. Ata janë bashkë çdo ditë”, tha burimi.
Ndërsa shtoi: “Ai e gjen atë intelektualisht interesante”, duke treguar kështu që nuk është vetëm bukuria e modeles ajo se çfarë e tërheq aktorin por edhe mençuria e saj.
Gigi është nënë e një vajze 3-vjeçare, Khai, të cilën e ndan me ish-partnerin e saj Zayn Malik, nga ana tjetër edhe Cooper ka një vajzë me ish-bashkëshorten.