Lidhja e Prizrenit kampion pranveror i superligës

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e Prizrenit u shpall kampion pranveror, pasi në ndeshjen derbi ndaj Elting Dardanisë triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2. Ndeshja e drejtuar nga gjyqtari Naim Azemi ishte e nivelit shumë të lartë nga lojtarët e të dy klubeve si në aspektin e fair play-it ashtu edhe në bukurinë e ekzekutimit të goditjeve, nga fillimi deri në fund nuk dihej fituesi, të gjitha ndeshjet si individuale po ashtu edhe në çifte paten shkembit shembullore nga të dy anët, por talentët Prizrenas i mahniten të pranishmit, duke treguar se niveli i pingpongut është ngritur për një nivel më të lartë.

Kreshniku fitoi ndeshjen e parë ndaj Milot Makollit, pastaj Rrahman Ademaj barazoi me fitore ndaj Fatih Karabaxhakut, Jeton Oruqi fitoi ndaj Dardan Imamit, pastaj dyshja Fatih/Kreshnik barazuan rezultatin në 2:2 ndaj Milotit/Jetonit, Rrahmani ngriti rezultatin në 3:2 për eltingun me fitore ndaj Kreshnikut, e Dardan Imami me fitore ndaj Milot Makollit barazoj edhe një herë rezultatin 3:3. Në ndeshjen e fundit Jeton Oruqi tregoj lojë mjaft të mirë, por kësaj radhe nuk i mjaftoi pasi Fatihu me lojën e tij të mrekullueshme fitoj ndeshjen dhe titullin e kampionit pranveror për Lidhjen e Prizrenit. Ndeshjet tjera rezultatet ishin si në vijim:

Lidhja e prizrenitElting Dardania43
VitiaAhmet HoxhaU shty
VushtrriaPrizreni14
PrishtinaSharri40
SUPER LIGA – MESHKUJT 2019
LFHPikë
1Lidhja e prizrenit77028:614
2Prishtina76126:1013
3Elting Dardania75226:1212
4Prizreni74320:1711
5Vushtrria72510:219
6Ahmet Hoxha62413:178
7Sharri7167:258
8Vitia6062:244

Ahmet Hoxha MK kampion pranveror i Ligës së parë.

Klubi i ri nga Ferizaj ‘Ahmet Hoxha MK’ u shpall kampion pranvero i ligës së parë duke i fituar dy ndeshjet e fundit me rezultat maksimal 4:0. Ndersa derbi i javës pa dyshim ishte ndeshja ndërmjet Shkollës dhe Lirisë, të cilën e fituan prizrenasit me rezultat të ngushë 4:3, duke u bërë kështu më interesant lufta për vendin e dytë që shpije në superligë, pasi Hasan Prishtina, Shkolla dhe Liria kanë nga 6 fitore e 2 humbje. Rezultatet tjera ishin si në vijim:

Gani MalokuAhmet Hoxha MK04
DugagjiniHasan Prishtina04
LiriaE lirë  
Shkolla Ahmet HoxhaLlapusha14
MaestroShkolla14
Ahmet Hoxha MKDugagjini40
E lirëGani Maloku  
Hasan PrishtinaShkolla Ahmet Hoxha41
ShkollaLiria34
LlapushaMaestro42
LIGA 1 – MESHKUJT 2019
LFHPikë
1Ahmet Hoxha MK88032:516
2Shkolla86229:1314
3Hasan Prishtina86226:1114
4Liria86225:1714
5Dugagjini84418:2112
6Llapusha83518:2611
7Gani Maloku82616:2610
8Maestro81710:309
9Shkolla Ahmet Hoxha8087:328

Liga e femrave

Edhe në ligën e femrave u zhvilluan disa ndeshje e shumë të tjera u mbyllen me rezultat zyrtar, ndërsa derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për të hënën, rezultatet e ndeshjeve tjera ishin.

Ahmet Hoxha FPrishtina F30r.zyrtar
DritaShkolla F  U shty
Vushtrria Fe lirë   
Lidhja e prizrenit FSharri F30r.zyrtar
Ahmet Hoxha MK FShkolla Ahmet Hoxha F23 
Prishtina FDrita   
e lirëAhmet Hoxha F   
Shkolla FSharri F30r.zyrtar
Ahmet Hoxha MK FVushtrria F30r.zyrtar
Shkolla Ahmet Hoxha FLidhja e prizrenit F30

Aulon Bivolaku dhe Shega Hashani fitues të turneut në Vushtrri

Të shtunën, në Palestrën “Jeton Tërstena”, në Vushtrri, me bashkë organizim të KPP Hasan Prishtina” dhe FPPK-së, u mbajt turneu tradicional për të rinj në Pingpong. Morën pjesë rreth 50 pingpongistë dhe pingpongiste, juniorë nga Kosova.

Garat u zhvilluan në fazën e grupeve, secili me secilin dhe në fazën me eliminime. Te femrat, pati ndeshje interesante dhe cilësore me lojtaret nga Gjilani, Ferizaji dhe Vushtrria dhe nga Sharri. Në gjysmëfinale u takuan Alma Mehmeti me Jerina Rexhepin dhe Shega Hashani me Bleona Mehmetin. Alma e mundi Jerinën me 3:1 në seta dhe meritë u rendit në finale, kurse Shega me 3:0 e mundi Bleonën, për të kaluar në finale. Me lojë të shpejtë dhe agresive Shega i fitoi dy setat e parë, kurse Alma ishte më e mirë në të tretin. Në setin e katërt Shega me lojë sulmuese arriti ta fitojë bindshëm setin me 11:3 dhe tërë ndeshjen me 3:1 në seta.

Te djemtë, në mungesë të dy më të mirëve, Fatih Karabaxhakut dhe Kreshnik mahmuti, të cilët ndodhen në Budapest, ku po e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin botëror individual, Blendi Hajdari në cilësinë e favoritit pa problem i tejkaloi të gjithë rivalët, për tu takuar në finale me Aulon Bivolakun. Për befasi u përkujdes Baton Ahmeti, që arriti të depërtojë deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Blendi. Në anën tjetër, punë më të vështirë pati Auloni, pasi hasi në kundërshtar të fortë megjithë fitoren me rezultat 3:0, rrjedha e ndeshjes ishte shumë e barabartë dhe vetëm nyancat e vendosën fituesin. Blendit i takoi seti i parë, kurse në të dytin u zhvilua lojë më e barabartë dhe vetëm në diferencë arriti ta fitojë Blendi, edhepse Auloni ishte në epërsi me 10:9. Në setin e tretë, Auloni vazhdoi me lojë të mirë dhe e fitoi atë me 11:8, duke e bërë më të paqartë epilogun e ndeshjes, dhe ashtu ndodhi pasi Auloni arriti ta fitojë edhe setin e katërt me 11:8 dhe e barazoi rezultatin në 2:2 në seta. Lojë e barabartë u zhvillua edhe në setin vendimtar, të cilin  e fitoi Auloni dhe krejt ndeshjen me 3:2 në seta.

Licencohen gjyqtarët kombtarë të pingpongut

Sot në shtëpinë e sporteve u mbajt edhe testimi i dytë për gjyqtarë, me të cilin federata është duke ngritur cilësinë e kapaciteteve të saja, kësaj radhe për ndarjen e drejtësisë. Tani federata ka edhe 12 gjyqtarë kombtarë që kaluan provimin në testimin e tyre të dytë, heren e parë patën kaluar 5.

Të ngjashme