Dje në Pallatin e Rinisë dhe sportit në Prishtinë ka përfunduar kampionati ekipor në pingpong për vitin 2018 në Superligë dhe në Ligën e Parë të Kosovës.
Lidhja e Prizrenit me fitoren ndaj Sharrit u shpallur Kampion për vitin 2018 në Superligën e Kosovës, ata gjatë tërë vitit kanë pasur vetëm një humbje ndaj Ahmet Hoxhës në sezonin pranveror, transmeton Ekonomia Online.
Ky është titulli i dytë i kampionit për këtë sezon të Lidhjes së Prizrenit, pas atij në ligën e juniorëve, e po ashtu edhe hera e dytë që ekipi prizrenas shpallet kampion i superligës së Kosovës që nga paslufta.
Siç njofton Federata e Pingpongut, edhe Elting Dardania e mbylli me fitore vitin për të siguruar vendin e dytë. Ndërsa ndeshja derbi ndërmjet Ahmet Hoxhës dhe Prishtinës u mbyll me rezultat bindës 4:0 në të mirë të ferizajasve. Shkolla dhe Hasan Prishtina vitin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë, për Shkollën kjo do të jetë hera e parë që nga paslufta.
Vushtrria shpallet kampion i ligës së parë.
Në ligën e parë Vushtrria fitoi me rezultat të ngushtë ndaj Vitisë me 4:3, për të siguruar vendin e parë në ligën e parë pa asnjë humbje, ndërsa Vitia edhe pse humbi ndeshje dëshmoj së meritojnë vendin në superligë. Edhe ndeshja Dugagjini dhe Maestro ishte mjaft interesante, në fund dëshmuan Klinasit e 4:1.
Për javën e ardhshme eshte paraparë të organizohen me 4 nëntor në Ferizaj TOP 8 për junior.