Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj, njëkohësisht edhe shoqja më e ngushtë e Bora Zemanit, ka postuar një video në TikTok që i ka bërë fansat të dyshojnë se ky veprim mund të jetë një “diss” për Beatrixin.
Të gjithë e dimë tashë historinë më të përfolur në mediet rozë, të cilat patën në qendër Beatrixin, Donaldin, Borën dhe Semin. Nga kjo ngjarje Beatrix Ramosaj u cilësua nga fansat e emisionit si “vajza që i mori të dashurin Bora Zemanit.”
Në videon e TikTok-ut Semi, ka vendosur në sfond këngën “Llafe llafe” të Dafina Zeqirit dhe krahas saj shkruan “S’ka faj jo”.
Mes rreshtash artistja këndon:
Kur na dyt e dina
Qe kena mu nda
Je tu e pa
Un t’thom ty
Sa Llafe llafe?
Lidhja kaq e pati”
Aq u desh që fansat të kuptonin se kënga mund t’i jetë dedikuar artistes duke komentuar në videon e saj: “Diss Beatrix”,
Ramosaj pak ditë më pare ka publikuar këngën e saj të pare pas daljes nga shtëpia me titullin “Faj” dedikuar të dashurit të saj Donaldit.
Në tekstin e këngës Beatrix Ramosaj flet për paragjykimit e njerëzve për romancën e tyre ku “thekson se i kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata po përjetojnë”.