Mos përgatisni ushqim në letër alumini

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Hulumtuesit kanë treguar se ushqimi i përgatitur në lëngje acide, të tilla si lëng limoni ose salcë domatesh, thithin më së shumti metale nga letra e aluminit.

Sipas një studimi të ri, përgatitja e ushqimit në letër alumini mund të jetë e dëmshme për shëndetin.

Ata kanë dëshmuar se një copë mishi e përgatitur në letër alumini mund të përmbajë deri në 400 miligramë metal, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sasia e lejueshme e metalit në ditë është vetëm 40 miligramë.

Hulumtuesit kanë treguar se ushqimi i përgatitur në salca acide, si lëng limoni ose domatesh, thithin pjesën më të madhe të metaleve nga letra e aluminit, shkruan femina. Ushqimi që është i përgatitur me alkool ose që është vetëm i kriposur, pa ndonjë salcë, nuk thith aq shumë metale. Letra e aluminit është e lidhur me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimer-it.

Të ngjashme