Studimi: Njerëzit me prirje ekstremiste e kanë më të zorshme të zgjidhin detyra komplekse mendore

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Truri ynë përmban disa konture për ideologjitë me të cilat vendosim të jetojmë, sipas një studimi, i cili ka sugjeruar se njerëzit që përqafojnë qasje ekstreme kanë prirje të performojnë shumë dobët në detyra të vështira mendore.

Hulumtuesit nga Universiteti i Cambridge-it u munduan të vlerësonin nëse kishte dispozita kognitive – dallime në mënyrën se si informacioni perceptohet dhe procesohet – që gdhendin botë-kuptimet ideologjike të tilla si bindjet politike, nacionaliste dhe dogmatike, matanë impaktit të faktorëve tradicionalë të demografisë, si mosha, raca dhe gjinia.

Studimi, i ndërtuar në një studim të mëparshëm, përfshiu 330 pjesëmarrës nga ShBA-të mes moshës 22 dhe 63 vjeçare që iu nënshtruan një varg të testimeve – 37 detyra neuropsikologjike dhe 22 studime personaliteti – përgjatë dy javëve, raporton The Guardian.

Detyrat u inxhinieruan në atë formë që të ishin neutrale, dhe jo emocionale apo politike – që përfshinin, përshembull, memorizimin e formave vizuale. Hulumtuesit më pas kishin përdorur modelimet llogaritëse për të marrë informacionin nga ato të dhëna në lidhje me percepsionin dhe të mësuarit të pjesëmarrësisht, dhe për aftësinë e tyre në procesimin e detyrave komplekse e strategjike mendore.

Ata gjetën se qasjet ideologjike pasqyronin vendim-marrjen kognitive.

Një gjetje shumë e rëndësishme ishte se njerëzit me qasje ekstremiste prireshin të mendonin për botën në terme bardh-e-zi, dhe e kishin të zorshme në detyrat komplekse që kërkonin hapa të ndërlikuar mendor, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Leor Zmigrod nga departamenti i psikologjisë në Cambridge.

Një tjetër tipar i njerëzive me tendenca ekstremiste ishte se ata nuk ishin të mirë në rregullimin e emocioneve të tyre, që nënkuptonte se ishin më impulsivë.

Të ngjashme