Liga e Kampionëve, nesër Drita dhe Malmo

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 14:03 | Nga

Gjatë ditës së hënë, Drita do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes së madhe në Ligën e Kampionëve kundër ekipit suedez, Malmo.

Kampioni i Kosovës është nikoqir i klubit të njohur suedez, Malmo, në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të garës më të madhe evropiane për klube.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ekipi gjilanas do të mbajë stërvitje në “Adem Jashari”, ndërkohë që skuadra mysafire nuk do të bëjë stërvitje në Kosovë.

“Skuadra e Dritës do ta mbajë sonte në orën 20:00 stërvitjen e fundit para ndeshjes së rrethit të parë të Ligës së Kampionëve kundër Malmos, që zhvillohet të martën në orën 20:45”.

“Stërvitja e Dritës mbahet në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Ndërkaq, skuadra e Malmos nuk do të mbajë fare stërvitje në Kosovë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Përballja kundër Malmos ka ngjallur interesim të madh te të gjithë ata që e përcjellin futbollin në Kosovë, me ç’rast u raportua se është shitur një numër i madh i biletave në kohë rekord. /Insporti.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme