Ligjet e çuditshme amerikane

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 19:42 | Nga

Në vazhdim ju paraqesim listën e ligjeve të çuditshme në SHBA. P.sh. a e dini se në baret e shtetit federal Oklahoma ndalohet aktrimi i aktit të dashurisë.

Në Minnesota mushkonjat janë identifikuar si një telash publik, ndërsa në Arkansas ndalohet shqiptimi i gabuar i emrit të këtij shteti.

Në Louisiana vjedhja e karkalecave të detit mund t’ju sjellë deri në dhjetë vite burg, derisa në rrugët e Winsconsinit bagëtia ka prioritet. Në anën tjetër, në Indiana ndalohet kapja e peshqve vetëm me duar.

Në Alabama është e ndaluar mundja me arinj, derisa në Florida ndalohen fishekzjarrët në një vend publik nëse me to nuk e keni ndërmend të largoni zogjtë.

Në Karolinën e Jugut nuk mund të luani pinball nëse jeni më i ri se 18 vjeç, ndërsa në Virginia të dielave ndalohet gjahu në shtazë të egra, pos rakunëve të cilët lejohen të vriten deri në ora 2 pas mesnate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme