Të këqijat e duhanit dhe zbatueshmëria e Ligjit për Kontrollin e Duhanit ishin temat e diskutimit në “Ditën Botërore Pa Duhan”, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.
Në këtë diskutim u tha se numri i të vdekurve si pasojë e konsumimit të duhanit po rritet çdo vit. “Me një strategji ndryshe ndoshta mund të arrihet zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit,” tha Ibrahim Tërshnjaku, nga Inspektorati Sanitar, raporton KTV.
Në këtë diskutim, u prezantua edhe “Draft-Plani Kosovar për kontroll të Duhanit”.
Ndërsa, u tha se megjithatë, miratimi i ligjit më 2013 ka ndikuar pozitivisht. Për të arritur zbatueshmëri më të madhe të ligjit, të pranishmit vlerësuan që duhanpirja si dukuri duhet të “de-normalizohet”, pasi ajo aktualisht është normale në Kosovë.