Ligji i ndryshuar për Presidentin nuk është në përputhje me legjislacionin e BE-së

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 11:32 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrim Evropian ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Me 5 vota për, dy kundër dhe dy abstenime komisioni ka votuar për ndryshimet ndonëse pati diskutime sa i përket benificioneve për të parin e shtetit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit Blerta Deliu, tha se ndryshimet e bëra nuk rregullohen me legjislacionin e BE-së. Sipas saj, votimi për ose kundër ligjit duhet të bëhet në seancë.

“Ky ligj nuk rregullohet me legjislacionin e BE-së, a mund ta miratojmë për aprovim në Kuvend”.

Armend Zemaj, anëtar i komisionit, deputet i LDK-së, tha se është e paparnushme që të lejohet që krerë të institucioneve të marrin benificione të përjetshme në bazë të vullnetit të tyre personal.

“Këto çështje rregullohen me çështjen e brendshme, por ekziston barazia pra ligjit me atë të BE-së. Kjo po kemi dallime mes institucioneve dhe atakimeve që atyre po bëjnë të padrejtë ndaj kuvendit të Kosovës. Është e papacenueshme që ligji i Kosovës ju ka dhënë benefite të skajshme apo të përjetshme, nuk polen shije të mirë edhe me qytetarët e vendit dhe po ju len mundësinë që çdo bartësi të institucionet të vendos në bazë të vullnetit të tij kundërshtim të tij, rasti është edhe me rritjen e pagave të qeverisë”.

Fatmire Kollçaku, nga VV, tha se në vend po mungon barazia sociale, ngase krerët institucionel po i rrisin pagat pa mbështetje ligjore.

“Shteti duhet me u sill si shtetet e tjera shumë ma të pasura ku ka ma tepër barazi sociale ku nuk bien sy tendenca e individëve krerëve institucionalë, shembull të mirë nuk po japin as krerët qeveritarë me paga të shumëfishta, i rrisin një anshëm pagat pa u mbështet në asnjë legjislacion, do votoj kundër çdo beneficioni”.

Milaim Zeka, nga Nisma, pati një shqetësim tjetër. Ai tha se Kosova nuk është ende shtet prandja edhe nuk mund të votoj pro këtyre benificioneve.

“Çështja e meritave ju takon më shumë votuesve, jam kundër sepse shtetet do e rregullojnë vec e vec, nuk e kam mendim e kam bindje absolute që ne nuk jemi shtet, dhe momentin qe bëhemi shtet jam për këto privilegje, po ne nuk kemi shtet, nuk kemi parlament qe i bën kontroll ekzekutivit dhe ata nuk i kishin rrit rrogat hiç”,

Më 16 janar Komisioni për Legjislacion dhe Mandate me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Kosovë. Ndryshimet e bëra nuk kufizojnë benefitet për presidentin e vendit.

Më këtë Projektligji hiqen kufizimin prej 5 vjet për benificione për presidentin duke i mundësuar atij ose asaj benificione të përjetshme.

Kurse Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, para deputetëve në komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, tha javën që shkoj se buxheti për Zyrën e Presidentit rritet për 81 mijë e 543 euro për periudhën 2017-2020. Ai më tej sqaroi se numri i të punësuarve ishte 70 kurse me ndryshimet e bëra në ligj do të arrijë në 80 të punësuar.

Të ngjashme