Diskutimi rreth ndryshimeve në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është shtyrë për të tretën herë radhazi. Shkak ka qenë koordinimi i VMRO DPMNE-së mbi amendamentet e propozuara në Komisionin për transport, lidhje dhe ekologji.
“Nuk është ligjore, nuk është parimore të ndërpriten mandatet e udhëheqësve të trupave të përhershme të institucioneve, siç është Këshilli Programor i RTVM-së dhe Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuele me sjelljen e ligjit të ri. Çfarë do të ndodhë nesër?! Do të vijnë zgjedhje, ndoshta do të vijë ndonjë garniturë e re politike në pushtet, do të duhet që ajo të sjellë kushtimisht thënë ligj “të ri” që t’i ndërrojë anëtarët e përhershëm e deriatëhershëm të këshillave programor”, deklaroi Zoran Ilioski, deputet i VMRO DPMNE-së.
Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski i apeloi opozitës të debatojë hapur dhe të mos pengojë sjelljen e këtyre ndryshimeve të rëndësishme në sferën e mediave dhe kërkoi që politika t’i heq duart nga institucionet mediatike.
Miratimi i ndryshimeve ligjore vjen pasi Këshilli Programor rizgjodhi Marian Cvetkovskin për drejtor të RTVM-së. Zgjedhja e Cvetkovskit pasoi me reagime nga SHGM të cilët vendimin e Këshillit Programor e cilësuan si produkt të trysnisë së Cvetkovskit të ushtruar ndaj anëtarëve të Këshillit.