Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati ka njoftuar se është miratuar ndryshimi i Ligjit për Automjetet.
Murati ne profilin e tij në Facebook, ka shkruar se me anë të këtij ndryshimi do të hiqet detyrimi për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vinë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.
“Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vinë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia. Falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare. Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet”, ka shkruar Murati.